Asnjë nga maturantët nuk i mori 100 pikë në testin e maturës

Nga rreth 22 mijë maturantë që iu nënshtruna provimit të maturës asnjë nxënës nuk ka arritur që t’i marrë 100 pikë.

Kështu tha në një lidhje të drejtëpërdrejt në emisionin Info Klania, Fatmir Elezi, shef i Divizionit për Standard, Monitorim dhe Vlerësim në Ministrinë e Arsimit.

Elezi tha se vetëm një nxënës ka arritur të marrë 95 pikë derisa 77 i kanë mbi 90 pikë.

“Kemi rast me 95 pikë, ndërkaq vëtëm 0.4 për qind e nxënësve i kanë mbi 90 pikë, ose 77 nxënës janë mbi 90 pikë. Janë mbi 22 mijë maturantë”- tha Elezi.

Ai theksoi se për rreth 6 mijë maturantët që nuk kanë arritur ta kalojnë provimin e maturës në afatin e parë do t’i nënshtrohen në afatin e dytë në muajin gusht.

Për të kaluar me sukses testin e maturës nga 100 pyetje një nxënës duhet t’i ketë 40 për qind prej tyre të sakta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Maleski vlereson lartë ministrin Osmani: Propozimi francez, sukses marramendës diplomatik

Story i radhës

Merr fund pritja, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Kosova” (FOTO LAJM)

Të fundit nga