Asnjë i vdekur dhe 42 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe 42 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajm edhe më i mirë është fakti se as sot nuk ka asnjë të vdekur brenda kësaj periudhe kohore nga COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me anë të një postimi në Facebook, teksa ka shprehur gatishmërinë për të raportuar në komisionin për shëndetësi për menaxhimin e pandemisë.

Postimi i plotë:

Me shkresë zyrtare e kam njoftuar Komisionin për Shëndetësi për gatishmërinë time për të raportuar rreth Menaxhimit të pandemisë dhe Legjislacionin në procedurë lidhur me sektorin e shëndetësisë.

Sot, lakorja e situatës së pandemisë për 24 orët e fundit, është e kënaqshme. Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 42 kanë rezultuar pozitiv.

Ngjarja paraprake

Kompensohen tre e katërta e kursimtarëve në “Eurostandard bankën”, paguhen 3 miliard denarë

Ngjarja e ardhëshme

Telefonët e rinj Pixel të Google kanë një sekretar telefonatash me inteligjencë artificiale

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian