Asnjë cent nga SHSKUK për ndërtimin e Spitalit të Podujevës, KDI kërkon anulimin e tenderit

Nëntë operatorë ekonomikë kanë ofertuar Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar për ndërtimin e Spitalit të Podujevës.

Në fakt, asnjëri nga këta ofertues nuk ka garuar me vlerën e parashikuar prej 9,159,00.00 euro, për këtë projekt. Kryesisht çmimet e ofruara nga operatorët ekonomikë sillen prej pesë deri në shtatë milionë euro.

Megjithëkëtë, Instituti Demokratik i Kosovës ka tërhequr vërejtjen SHSKUK-së lidhur me këtë proces, kjo ngase sipas KDI-së nuk ka mjete buxhetore të ndara për këtë projekt dhe se duhet ta anulojë tenderin.

“Kjo linjë buxhetore nuk ekziston fare, as ajo shuma që ka ekzistuar në vitin 2020 prej 150 mijë eurove, as ajo shumë nuk ekziston në buxhetin e vitit 2021… Me datë 18 janar, SHSKUK ka bërë hapjen e ofertave ku ka pranuar nëntë oferta nga operatorët e ndryshëm, mirëpo ne kemi rekomanduar që të bëjnë anulimin e kësaj procedure tenderuese sepse nuk ekzistojnë mjetet për ndërtimin e këtij spitali”, tregon hulumtuesja e KDI-së, Liridona Behrahmi.

Nëse vazhdon kjo procedurë tenderuese sipas KDI-së, SHSKUK rrezikon të hyjë në obligime financiare.

Hulumtuesja Liridona Behrami, që monitoron procesin e prokurimit publik në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor, thekson se nënshkrimi i kontratës pa pasur asnjë linjë buxhetore për projektin në fjalë konsiderohet si proces i jashtëligjshëm.

“Para nënshkrimit të kontratës, SHSKUK duhet patjetër ta ketë zotimin e mjeteve për një projekt të caktuar”, ka deklaruar hulumtuesja e KDI-së.

Lidhur me këtë çështje ka adresuar pyetje edhe tek SHSKUK që nga e marta, veç se nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Për këtë çështje, po ashtu ka raportuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar, atëbotë kur po punohej në Projektligjin për Buxhet dhe se kreu i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, pati thënë se mosfutja e këtij projekti në buxhetin e vitit 2021 nuk ka të bëjë me ndryshimet politike në qytetin e Podujevës derisa ishte shprehur optimist për sigurimin e mjeteve financiare.

Sipas nenit 9 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP) nëse Autoriteti Kontraktues është autoritet publik ose organizatë buxhetore atëherë Zyrtari Kryesor Financiar në pajtim me dispozitat e aplikueshme të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publik dhe Përgjegjësitë dhe Rregullat Financiare do të sigurojë nëse janë ndarë mjete të mjaftueshme financiare për prokurimin përkatës në shumë të mjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve që mund të dalin si rezultat i prokurimit në fjalë gjatë vitit aktual fiskal.

Image

Image

Image
Ngjarja paraprake

Fitorja në derbi ishte kartë e fortë

Ngjarja e ardhëshme

Arrestohet 49 vjeçari nga Shkupi, i konfiskohen armë dhe municion

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian