Asllani shënon për Real Madridin!
Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Realit dhe Valencias kategoria e vajzave, ky duel po zhvillohet në kuadër të rundit të dytë të La Ligas.
Epërsinë skuadrës së Realit ia dha futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani në minutën e 22’të të takimit.
Për Kosovarën ky është goli i parë në histori të futbollit të vajzave te Realit.