“Askush nuk mund ta vjedh trashëgiminë e Messi edhe nëse ai largohet nga Barcelona”

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka thënë se arritjet e shokut të tij në Camp Nou do të “jetë aty përgjithmonë” pavarësisht a pensionohet ai në Kataloni apo jo.

Askush nuk mund ta vjedh trashëgiminë e Messi edhe nëse ai largohet nga Barcelona, sipas Cesc Fabregas.

Messi është thënë se do të largohet nga Camp Nou në verën 2021 pasi që dështoi për ta aktivizuar klazolën e tij këtë verë që lamë pas.

“Aspak. Leo ka qenë një yll i madh dhe tifozët e dinë këtë. Ata mund të thonë, ‘Ëoë, ai është larguar’”, ka thënë mesfushori i Blaugrana për Catalunya Radio.

“Mendoj se dita kur ai largohet nga Barcelona-nga minuta e parë-të gjithë do t’i japin një vlerë të madhe për të gjitha ato gjëra që ai ka bërë gjatë këtyre sezoneve, askush nuk mund ta vjedh trashëgiminë e tij. Është një gjë që do të mbetet aty përgjithmonë”.

Fabregas, i cili për momentin luan në Ligue 1 me Monaco, ka shprehur edhe mërzinë e tij për mënyrën se si po trajtohet Messi në Barça kohëve të fundit, para se të pranojë se atij i ka pëlqyer rikthimi i tij në skuadër që nga shtatori.

“Është jo mirë që të shikoni njerëzit brenda klubit duke u përpjekur për ta lënduar, por në këtë kuptim, si një katalunas, jam i lumtur që ai ka qëndruar në Barça”, ka shtuar ai. “Nuk di asgjë se ku do ta zë e ardhmja atë në verën e ardhshme. Asgjë”.

Ngjarja paraprake

Për Taynën nuk vlen ora policore? Bën ‘xhiro’ në qytet me veturën e saj “BMW”

Ngjarja e ardhëshme

Bjellorusia burgos edhe një korrespondent tjetër të Radios Evropa e Lirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian