​ASK publikon disa fakte mbi mjedisin

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar disa fakte mbi mjedisin për vitin 2021-2022, i cili synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Sipas ASK-së, ky publikim jep informacion rreth treguesve ekonomiko-socialë, treguesve të energjisë, të mbetjeve, të bujqësisë dhe pylltarisë, të transportit hekurudhor, treguesve të motit dhe cilësinë e ajrit.

Treguesit e elementeve të motit: në vitin 2021, numri më i madh i ditëve me të reshura ishte në janar (17 ditë), sa ishte edhe në vitin 2022 në muajt nëntor dhe dhjetor me nga 17 ditë. Në vitin 2022, temperatura maksimale mesatare ishte në korrik (30.5°C), ndërsa temperatura mesatare më e ulët ishte në shkurt (-4.4°C). Sipas këtij publikimi te treguesit ekonomiko-socialë: numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente në Kosovë për vitin 2021 ishte 1.773.971 banorë.

Te treguesit e energjisë: sasia e përgjithshme e energjisë në dispozicion për shfrytëzim në vitin 2021 ishte 2.813.51 ktoe. Sasia e thëngjillit në dispozicion për vitin 2021 ishte 1.564.15 ktoe. Në vitin 2021, sasia e energjisë elektrike e gjeneruar nga era ishte 6.92 ktoe ose 11.28% më e vogël sesa në vitin e kaluar (2020). Sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në hidrocentrale për vitin 2021 (TM4) ishte 70.50 GWh. Te treguesit e bujqësisë: gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore në vitin 2021 ishte 420.326 hektarë, pjesa më e madhe i përket livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) 217.106,91 ha (51.9%). Tokë e punueshme – ara, në vitin 2021 ishte 188.374,71 ha (44.8%). Te treguesit e pylltarisë: Pyjet gjetherënëse përfaqësojnë 90% të pyjeve të Kosovës dhe janë të dominuara nga dushqet dhe ahu. Kurse, pyjet halore mbulojnë rreth 7% të pyjeve dhe janë të dominuar nga pisha, bredhi dhe hermoqi.

Te treguesit e transportit hekurudhor: në vitin 2021, numri i pasagjerëve ishte 60 mijë. Sasia e mallrave të transportuara ishte 553 mijë ton. Te treguesit e ajrit: bazuar në të dhënat e IHMK-së, gjatë viteve 2021 dhe 2022 kishte tejkalime të theksuara të pluhurit nё formë PM10 dhe PM2.5, në disa lokalitete të vendit. Tejkalime tё theksuara tё Vlerave Kufitare (VK) kishte pothuajse në shumicën e stacioneve monitoruese, përveç nё Brezovicё. Këto tejkalime ishin gjatë muajve: janar, shkurt, tetor, nëntor dhe dhjetor”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Perez siguron “pole positions” në Jeddah

Story i radhës

Analisti Maliqi: Ka dakordim për marrëveshjen, por Vuçiq nuk dëshiron ta nënshkruajë

Të fundit nga