ashvlen pranon uljen e perqindjes se shqiptareve nga 30 ne 25 perqind 67d1aaba27a2d

ASH:Vlen pranon uljen e përqindjes së shqiptarëve nga 30 në 25 përqind

March 12, 2025
1 minut lexim

Zëvendës drejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Garip Kaba, konfirmoi se koalicioni i pesë partive Vlen, ka pranuar vendimin e ministrit të ZNAM-it për uljen e përqindjes së shqiptarëve dhe përfaqësimit në administratë, nga 30 në 25%. Në një intervistë televizive, Kaba pranoi se angazhimi i tyre mbetet që të arrihet përfaqësimi deri në 25% duke pranuar kështu vendimin e partnerëve të tyre për të fshirë diasporën shqiptare nga numri i popullsisë dhe e drejta e përfaqësimit. Me këtë veprim, koalicioni Vlen pranon që të mohohen 172.492 shqiptarë nga çdo e drejtë që garantohet me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi. Kjo është deklarata e parë që konfirmon dorëzimin e partive shqiptarë në Qeveri, pas disa tentativave për të manipuluar opinionin lidhur me vendimin e miratuar në Qeveri për llogaritjen vetëm të popullatës rezidente dhe fshierjen e asaj jorezidente me çka shqiptarët humbin shumë të drejta si në përfaqësim adekuat, financa publike, investime kapitale, numër të këshilltarëve dhe të drejta të tjera.

– Aleanca për Shqiptarët

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

policia e kosoves pranon pajisje elektronike nga qeveria britaneze 67d1aab77a342
Story i mëparshëm

Policia e Kosovës pranon pajisje elektronike nga qeveria britaneze

mickoski bdi se nuk i intereson as gjuha e as interpelanca ndaj gjykatesve por fshehja e krimit 67d1aaf4cc516
Story i radhës

Mickoski: BDI-së nuk i intereson as gjuha e as interpelanca ndaj gjykatësve, por fshehja e krimit

Të fundit nga

ShkoLartë