Ashtu siç edhe pritej, vjen divorci mes Feronikelit e Kukës

Ashtu soç edhe pritej, ashtu edhe ndodhi.

Feronikeli e Viktor Kuka i kanë ndarë rrugët mes vete.

Këtë e ka konfirmuar në një prononcim të shkurtë, duke thënë se që nga sot është futbollist i lirë.

“Po, e kemi shkëputur kontratën me Feronikelin, me marrëveshje të dyanshme. Tashmë jam lojtar i lirë.

Kam disa oferta, po pres edhe të tjera dhe pastaj do t’i shqyrtoj. Në fund fare do të vendos për më të mirën”, tha ndër të tjera Kuka.

Kujtojmë se Kuka ka një përvojë të gjatë në futbollin kosovar, ku në të kaluarën ka luajtur për Prishtinën, Ferizajn e Dritën.

Ngjarja paraprake

KRU “Gjakova” po punon në rregullimin e defekteve të shkaktuara si pasojë e reshjeve

Ngjarja e ardhëshme

Me ndihmën e mbesës 105-vjeçarja mposht Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian