ASHMAA-Maqedoni jep një milion denarë ndihmë për Turqinë

Për shkak të tërmetit katastrofik që goditi Republikën e Turqisë, ku pati humbje të mëdha njerëzore, qytetarë të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive do të japë ndihmë financiare – donacion në shumën prej një milion denarë për sanimin e pasojave nga tërmeti.

Mjetet financiare do të paguhen në llogarinë e posaçme të dedikuar të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Fondi i Solidaritetit.

Agjencia shpreh ngushëllimet e saj për familjet e viktimave dhe për popullin turk.

Story i mëparshëm

Fatkeqësi mbi fatkeqësinë në Siri, gazetari: Ndërkombëtarët nuk ndihmojnë dot të prekurit nga tërmeti, shteti nuk i lejon

Story i radhës

Kurti: Kontingjenti i FSK-së për operacione humanitare u nis për në Turqi

Të fundit nga