ASH-Sela: MPB të zbulojë edhe autorët e djegies së flamurit shqiptar, VLEN nuk guxon as ta përmend

November 29, 2024
1 minut lexim

Nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës kanë reaguar duke kërkuar nga MPB të zbulojë edhe autorët e djegies së flamurit shqiptarë.

“I bëjmë thirje Ministrisë së Punëve të Brendshme që të veprojë me urgjencë dhe ashtu siç veproi me zbulimin e autorëve të flamurit shtetëror, me të njëjtën urgjencë të veprojë edhe ndaj atyre që dogjën flamurin shqiptar.

Nëse ky veprim do të mungojë atëherë do të sillet edhe një herë në pah se ligji dhe organet ligjzbatuese janë selektive në këtë shtet dhe se ato veprojnë vetëm kur duhet të ndëshkohen shqiptarët.

Ju bëjmë thirrje edhe humbësve në Qeveri, koalicionit vlen, që të angazhohen një herë të vetme në favor të shqiptarëve, në mbrojtje të flamurit kombëtar dhe në sjelljen e drejtësisë dhe barazisë së qytetarëve në vend. Është skandaloz reagimi i tyre ku nga fillimi deri në fund nuk nuk guxojnë as të përmendin djegien e flamurit kombëtar shqiptar. A thua vallë reagimet ua shkruan dikush tjetër dhe ata vetëm i përkthejnë!?

Sjellja e këtillë selektive e institucioneve vetëm ndaj një bashkësie etnike, duke toleruar e priviligjuar një bashkësi tjetër i shërben vetëm thellimit të hendekut ndëretnik, rritjes së mosbesimit të qytetarëve ndaj shtetit dhe diskriminimit institucional” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Toshkovski: Kemi arrestuar katër persona për përdhosjen e flamurit shtetëror

Story i radhës

Mickoski: Me rikonstruimin, salla e sportit “Rasadnik” fiton një pamje të re bashkëkohore

Të fundit nga

Conceicao e sheh të ardhmen te Juventusi

E ardhmja e Francisco Conceicao duket se do të jetë te Juventusi. Lojtari i krahut, i ardhur në huazim kësaj vere nga Porto për një shumë totale 7 milionë euro (përfshirë 2
ShkoLartë