ASH rënie rapide në Gostivar, BDI rritje për mbi 1.500 vota

Në zgjedhjet e 17 tetorit humbëse më e madhe e zgjedhjeve në Gostivar rezulton të jetë Aelanca për Shqiptarët, e cila nuk arriti të mbron votat e fituara në vitin 2020. Kjo parti në koalicion me Alternativën e Afrimit Gashit ka shënuar ulje votash për mbi 2500, ndërsa BDI ka arritur rezultat gati 2000 vota për dallim nga zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020, shkruan opinionshqip.live

Në Gostivar, ASH ka shënuar ulje drastike të votave në krahasim me zgjedhjet e një viti më më parë. Hiç më pak se 2000 vota ka humbur ASH e cila në këto zgjedhje mori rreth 8 e 500 vota kurse një vit më herët në zgjedhjet parlamentare në Gostivar kishte arritur rezultat prej 10 e 500 votave, ndërsa BDI ka përmirësuar rezultatin zgjedhor nga zgjedhjet e 2020, duke shënuar rritje për mbi 1600 vota.

Analistën vlerësojnë që ASH mori shuplakën e votuesit shqiptar vetëm pse hyri në koalicion fatal me VMRO-DPMNE. Si duket votuesi i Aleancës nuk ka arritur të tejkalon këtë marrëveshje dhe e ka dënuar me votë.

Analistët thonë që Taravari pa vetëm hesapin e vet dhe harroi liderin dhe partinë. Për gati 5000 votat që ia dha VMRO-DPMNE në Gostivar, vuri në komarë e gjithë partinë e cila në këto zgjedhje humbi gati një të tretën e votave që arriti në vitin 2020.

Ngjarja paraprake

Taravari "kockati" partinë për të fituar Gostivarin. ASH humbëse më e madhe e zgjedhjeve

Ngjarja e ardhëshme

Трета доза ќе се дава по три месеци за вакцинираните со Синовак и Синофарм

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian