ASH në Qeveri, Kovaçevski: Ka progres të mirë të negociatave

Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmon progresin në negociata me ASh-në . Veç angazhimit për pranimin e kësaj partie  në koalicionin qeverisës, Kovaçevski nuk dëshiron të humbasë partnerët e tjerë.

“E di se ka progres të mirë të negociatave, në pjesën e përcaktimeve programore dhe kuptohet në pjesën e ekipimit kadrovik. Edhe partia Aletnativa, po ashtu është partner i rëndësishëm i qeverisë. Sot dhe nesër do të ketë bisedime edhe me partinë Alternativa, me z. Gashi dhe kolegët e tij. Unë shpresoj se do të ketë epilog pozitiv që së bashku të vazhdojmë me ndërtimin e koalicionit,  i cili do të angazhohet për Maqedoni evropiane dhe e cila do të sigurojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut deri në vitin 2030.”, – theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Sa i përket ndarjes së dikasterëve, Kovaçevski thotë se nuk ka qenë ky problemi i negociatave, pasi sipas tij, marrja e dikasterëve nënkupton edhe përgjegjësi.

Story i mëparshëm

Edhe Ukraina i del në ndihmë Turqisë pas tërmeteve vdekjeprurëse, nis një ekip atje

Story i radhës

Një vajzë 4-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 33 orë pas tërmetit që goditi Türkiyen jugore

Të fundit nga