ASH ndërpret bashkëpunimin me Arsovskën në Qytetin e Shkupit!

“Nëse është e vërtetë se drejtori i Higjienës komunale është shkarkuar, këtu përfundon bashkëpunimi ynë me Danellën në Qytetin e Shkupit. Ky është qëndrimi im personal për të cilin do të përkushtohem në kryesinë e Aleancës për Shqiptarët”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, transmeton KOHA.

E gjithë kjo vjen pas incidenteve të mbrëmshme që shkaktuan huliganët maqedonas, në të cilën një person ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër për të mbrojtur pronën e tij, ndërsa ka rezultuar se është vëllai i një zyrtari në qytetin e Shkupit, përkatësisht i drejtorit të deridjeshëm të Higjienës Komunale, Zudi Koka.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Për të tretën ditë me radhë, ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Story i radhës

Tare konfirmon ekipin e ri të Muriqit

Të fundit nga