/

ASH me reagim ndaj urimit të presidentit Pendarovski

Fillimisht ju falënderoj që keni marrë për shkas 22 Nëntorin, ditën e Kongresit të Manastirit, respektivisht ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe për të na uruar këtë ditë kaq të rëndësishme për gjuhën tonë.

Kjo qasje e juaja është për t’u përshëndetur, sepse tregoni kujdes për së paku një të tretën e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, aq më tepër që edhe Manastiri është këtu. Nuk kam aspak dilemë që ju po të njëjtën qasje do e kishit edhe për bashkësitë tjera etnike këtu tek ne dhe më gjerë. Këto gjeste të bëjnë mëndje hapur dhe kjo është mirë, është shumë mirë për imazhin e një Presidenti në krye të një shteti multietnik siç është Maqedonia e Veriut.

Por, jashtë festave gjithmonë!

Cila është qasja e shtetit që ju drejtoni ndaj popujve në Maqedoninë e Veriut!? Ndaj gjuhëve të tyre?!

Shpresoj të mos jetë qëndrim vetëm festiv dhe për nevoja të rregullimit të një kontesti me ndonjë shtet fqinj, por qëndrimi i presidencës dhe i juaji si President, citoj: “Gjuha dhe kultura janë themelet e çdo populli dhe mohimi i tyre është tentim për të shkatërruar origjinën kombëtare të një populli… “, është për tu përshëndetur.

Atëherë me të njëjtën logjikë, gjithmonë duke u bazuar tek citati juaj. Kë quan kushtetuta e Maqedonisë së Veriut gjuhë të cilën e flasin mbi 20 përqind të popullatës dhe që është e ndryshme nga gjuha maqedonase?!

A bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut në grupin e shteteve që me mosnjohjen e gjuhës shqipe si kategori kushtetuese, po punon për shkatërrimin e origjinës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut?

Ngjarja paraprake

Qytetarët grumbull tek Liqeni/ Reagon Manastirliu: Burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme!

Ngjarja e ardhëshme

Roma nuk e bën hesap Parmën! Mkhitaryan shënon eurogol

të fundit nga