ash krahu i taravarit kthehet ne rigjykim lenda e aleances per shqiptaret vendimi final pritet qe te jete ne favor tonin 66e36d5d68f6d

ASH-krahu i Taravarit: Kthehet në rigjykim lënda e Aleancës për Shqiptarët, vendimi final pritet që të jetë në favor tonin

September 13, 2024
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët – krahu i Taravarit ka bërë të ditur se, Gjykata e Apelit në Gostivar ka kthyer në rigjykim lëndën e ASH-së dhe siç thotë, ka pranuar kërkesat e Arben Taravarit. ASH e Taravarit tha se vendimi final i Gjykatës së Apelit pritet të jetë në favor të tyre dhe partia dhe vulat t’i takojë Taravarit.

“Gjykata e Apelit në Gostivar ka kthyer në rigjykim lëndën e partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe ka pranuar ankesat e dorëzuara nga ana e përfaqësuesit ligjor të Arben Taravarit. Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim pas vendimit paraprak që solli Gjykata Themelore në Tetovë, ku ajo zvarritej dhe u ndërruan disa gjykatës derisa u mor edhe vendimi skandaloz me presion nga ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, që vulat e partisë t’i takojnë fraksionit që iu bashkua BDI-së.
Duke marrë parasysh dëshmitë e deponuara pranë Gjykatës së Apelit në Gostivar, vendimi final pritet që të jetë në favor tonin dhe partia së bashku me vulat të mbeten te kryetari legjitim i saj, Arben Taravari”, thotë ASH-krahu i Taravarit.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

presidentja osmani kosova e para ne rajon per demokraci e sundim te ligjit por mos te ndalemi 66e36d209efdd
Story i mëparshëm

Presidentja Osmani: Kosova e para në rajon për demokraci e sundim të ligjit, por mos të ndalemi

berisha i pandehur nga spak lubonja operacion fasade edhe sikur krishti te vije ne shqiperi 66e36fb4eef6c
Story i radhës

Berisha i pandehur nga SPAK, Lubonja: Operacion fasadë! Edhe sikur Krishti të vijë në Shqipëri…

Të fundit nga

ShkoLartë