ash ja te rreshtohet ne krah te opozites shqiptare 65b2e3d520d1e

ASh-ja të rreshtohet në krah të opozitës shqiptare

January 25, 2024
1 minut lexim

Duke folur për zhvillimet në ASH dhe vendimin që duhet të merr Kuvendi i ASH-së për zgjedhje, Bekim Qoku tha se do të ishte mirë që ASH-ja të rreshtohet krah opozitës.

“Unë pres shumë, vërtet kam besim te ASH, kam qenë pjesë e saj, i njohë ata njerëz janë njerëz të shkëlqyeshëm, ka njerëz shumë të mirë, tani hiq dy tre veta që kanë interesat e tyre personale dhe e bëjnë gjithë këtë rrëmujë tani për tani, por do të ishte vërtetë mirë që ASH-ja të rreshtohet krah opozitës. Aleanca është ngritur si opozitarizëm, është trashëgimtare e linjës politike, filozofike të Arbën Xhaferit i cili e kishte si sugjerim ngrohtësinë kombëtare, e kishte si plan program atë edhe këtë linjë e ka trashëgua edhe ASH dhe në këtë frymë të Arbën Xhaferit që kishte dje përvjetorit, është mirë që Aleanca të rreshtohet me opozitën. Jo për hir të opozitës, jo për inatet që ka pasur në atë kohë por për hir të një qëllimi më të madh që të bëjmë një ndryshim, që të rreshtohet në anën e duhur të historisë se vërtetë janë momente kur Aleanca për herë të parë mund të bëjë shumë, guri i saj mund të rëndojë shumë në këtë situatë”, tha Bekim Qoku, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Maqedoni.

 

Burimi: alsat.mk

MARKETING

RENT A CAR

andonov kam pershtypjen se mickoski po ndjek nje politike me te cilen deshiron te sabotoje qeverine teknike 65b2e2e304ec8
Story i mëparshëm

Andonov: Kam përshtypjen se Mickoski po ndjek një politikë me të cilën dëshiron të sabotojë qeverinë teknike

lapaj perplaset ashper me manjanin ne studio dy duar per nje koke jane do perballemi 65b2e53ad792f
Story i radhës

Lapaj përplaset ashpër me Manjanin në studio: Dy duar për një kokë janë, do përballemi

Të fundit nga

ShkoLartë