ash e seles gashi ta shfuqizoje konkluzionin pas interpelances per ilire dautin 6787e3f7eefbc

ASH e Selës: Gashi ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për Ilire Dautin

January 15, 2025
1 minut lexim

Krahu i Ziadin Selës i Aleancës për Shqiptarët sot pasdite përmes një kumtese theksoi se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi duhet ta shfuqizojë konkluzionin pas interpelancës për deputeten dhe kryetaren e Komisionit kuvendor për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti.

“Afrim Gashi dhe ata që kanë hyrë në këtë lojë, e dijnë kushtin tonë që e kumtoi edhe vetë deputetja Ilire Dauti. Ata fillimisht duhet të shfuqizojnë konkluzionin e padrejtë dhe me po ato vota të rizgjedhin zonjën Dauti kryetare, që ajo e lirë, pa cenzurë e pa diktat të mundet të veprojë ashtu siç e meriton çdo njeri të ketë të garantuar kushtet gjatë kryerjes së punës së vetë”, bëhet e ditur në kumtesën e ASH-së.

Theksojnë se Aleanca për Shqiptarët dhe Fronti Europian i qëndrojnë pas deklaratës së zonjës Dauti.

“Vlerësojmë se ajo e ka kryer punën me përgjegjësi dhe në përputhje me Rregulloren andaj dhe kërkojmë që të shfuqizohet konkluzioni i inicuar nga Levica dhe i propozuar nga Gashi”, thonë nga ASH.

Interpelanca për kryetaren e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, e dorëzuar nga grupi parlamentar E majta, është votuar të premten me 61 vota “për” të siguruara nga deputetët e partisë E majta, VMRO-DPMNE dhe ZNAM. Blloku shqiptar ishte kundër interpelancës, ndërsa deputetët e LSDM-së edhe pse ligji për “branitellat” është i tyre, u larguan nga salla. Më pas, Kabineti i kryetarit të Kuvendit doli me kumtesë ku thuhet se interpelanca nuk ka pasur pasoja të detyrueshme juridike.  

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tragjike pasagjeri nderron jete ne bord avioni po udhetonte drejt 6787de1c5bea0
Story i mëparshëm

Tragjike! Pasagjeri ndërron jetë në bord, avioni po udhëtonte drejt…

lsdm ne fejsbuk eshte krijuar nje profil i rreme i filipces me permbajtje te papershtatshme 6787e4aad56b0
Story i radhës

LSDM: Në “Fejsbuk” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme

Të fundit nga

ShkoLartë