Asgjësohen rreth 60 mijë shpezë në Kosovë, pas infektimit me gripin e shpezëve

60 mijë  shpezë janë asgjësuar pas infektimit me virusin “Avian Influenza”  apo H5N8.

Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, thanë se deri më tani nga ky virusi janë prekur 7 ferma, në komunat Prizren, Gjakovë, Podujevë, Prishtinë, Dragash dhe Shtime.

“Deri me tani i kemi 7 ferma të prekura me sëmundjen ‘Avian Influenza’ në komunat Prizren, Gjakovë, Podujevë, Prishtinë, Dragash dhe Shtime. Janë asgjësuar rreth 60000 shpezë, si masa kryesore për parandalim të përhapjes se sëmundjes”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sipas hulumtimeve që ka bërë AUV-i në teren së bashku me IKSHKP-në, gripi i shpezëve nuk i ka prekur njerëzit.

“Sipas rezultateve të analizave të bere nga Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës dhe te konfirmuara ne laboratorët referente të komisionit Evropian, ne vendin ton kemi variantin H5N8 dhe se sipas  hulumtimeve te bëra nga IKSHP nuk kemi raste të prekura tek njerëzit”, thuhet më tej në përgjigjen e AUV-it.

Ata thanë se kanë themeluar shtabin e krizës, për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi.

“Kemi themeluar shtabin e Krizës ekip i cili rekomandon dhe mbikëqyrë veprimet ne teren, udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv. Secili nga anëtaret ka pjesën e përgjegjësisë për veprim.  Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve bashkë me inspektorët veterinarë janë çdo ditë duke monitoruar situatën dhe duke ndërmarrë veprimet e nevojshme ne teren bazuar ne ligjet dhe rregulloret ne fuqi. Duke ndjekur edhe rekomandimet të praktikave ndërkombëtare të shëndetit veterinar  për veprimet parandaluese”, thuhet më tej në përgjigje.

Virusi në masë të madhe është përhapur në Kinë, dukë lënë disa persona të vdekur.

Nga AUV thonë se produktet e shpezëve të cilat kanë për origjinë Kinën nuk lejohen të importohen në Kosovë.

“Import të shpezëve dhe produkteve të shpezëve nuk kemi pasur nga Kina. Produktet e shpezëve me origjinë nga Kina nuk lejohet të importohen në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Шилегов: Нема да дозволам гондоли да поминуваат над главите на жителите на Водно, Козле и Капиштец, за разлика од моите противкандидати

Ngjarja e ardhëshme

Autoritetet italiane në alarm: Cikloni po shndërrohet në uragan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian