Asfaltohen zonat ekonomike, ngecin investimet

Erdhi ta shohë nga afër shtrimin e një pjese të asfaltit në zonën e lirë ekonomike të Shkupit. Meqë ky segment me asfalt të ri ishte i shkurtër, kryeministri Zoran Zaev e përshkoi me ecje. Por, në këtë zonë gjysmë të zbrazët themeli i investimit të fundit u vendos më 23 tetor të 2019-ës. Ndonëse, gati 1 vit nuk është vendosur asnjë themel i ri, kjo fabrikë për paketime farmaceutike “Gerresheimer”, Zaev tha se nuk do jetë e fundit pasi që sipas tij investimet e huaja nuk kanë ngecur as nga kriza e pandemisë.

 “Investimet e huaja vazhdojnë në shtet, për momentin bisedojmë për investime në vlerë prej 3 miliard euro. Shpresoj që nëse vetëm 10% realizohen – 300 milion euro, kjo vetëm përmes Ligjit për investime strategjike. Janë formuar 4 grupe që negociojnë me 4 investitorë të rinj. Në këtë periudhë nëse diku nuk mundemi ti realizojmë planet me ndërtim të fabrikave, të paktën ti arrijmë marrëveshjet- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i RMV-së.

 Përderisa u përmendën edhe disa investime të reja që pritet të finalizohen së shpejti, eksporti nga këto zona thonë se është rritur për 40% në vitin 2019 krahasuar me një vit më parë dhe ishte afër 2,8 miliard eurove.

Drejtoria për Zona Zhvillimore Industriale Teknologjike folën për dy kompanitë që hoqën dorë nga investimet në zonë. Drejtori i TIRZ-it tha se ato zgjidhën marrëveshjen por operojnë brenda shtetit.

 “’Kesler’ e bëri investimin e saj dhe në fund vendosi të mbetet jashtë zonës dhe të mos investojë me objekt në këtë zonë. Sa i përket ‘Sagen’-it është nga industria farmaceutike që tani më punon në terren regjistron barëra dhe brende. Kjo marrëveshje në kohë të shkurtër do të ri lidhet mes nesh. Pasojnë edhe dy marrëveshje që së shpejti do të skadojnë, ato janë Xhem Dak dhe Dogan me investime shumë më të ulëta- pohoi Aleksandar Mladenovski, Drejtor i “TIRZ Skopje 1”.

 Ndërkaq, trendi i nxitimit me infrastrukturë në zonat industriale ku ende nuk ka edhe aq investitorë të huaj vazhdon edhe në rajonet e tjera. Në zonën e re industriale “Novine” të Kumanovës brenda muajit u përurua nisja e shtrimit të asfaltit, kur të pranishëm ishin kryeministri Zaev dhe autoritetet komunale. Por, pas prerjes së shiritit shihet se janë shtruar vetëm disa hapa asfalt në drejtim të asaj zone industriale.

Përgatiti: Adnan Qaili

Ngjarja paraprake

“Ndal fushatës antikombëtare”, Blushi ashpërson tonet: Boll fabrikuar lajme të rreme! Po përdhosni dëshmorët

Ngjarja e ardhëshme

ZAEV: ESHS-ja do të zbatojë regjistrimin e popullsisë në prill 2021

të fundit nga