Asani: Dikush tenton të asgjësojë veprimtarinë e nënë Terezës

Drejtori i ITKSH-së Skender Asani, ka reaguar sërisht sot ndaj prerjes dhe largimit nga vendi të drurit që Nëna Terezë e kishte mbjellë para 40 viteve, në vizitën e fundit në Shkup në vitin 1980, e që u dëmtua gjatë stuhisë që kaploi së fundmi kryeqendrën.

“Ishte ngjarja e fundit që dëshmon se ky keqtrajtim fatkeqësisht po vazhdon, sepse në fillim u dëmtua pllaka përkujtimore Nëna Terezë dhe qyteti Shkupit nuk reagoi fare dhe tani shkohet edhe më tutje me keqtrajtimin duke e shkatërruar pamëshirshëm një bredh të cilin Nëna Terezë e kishte mbjellë me dorën e vetë para 40 viteve, me rastin e vizitës së saj të fundit në Shkup në vitin 1980. Në vendet evropiane drujntë mbrohen, shërohen, riparohen ndërsa tek ne dëmtohen. Pra ky dru mundej të sanohej por siç po shihet dikush tenton të asgjësojë veprimtarinë e saj”, tha drejtori i ITKSH-së, Skender Asani

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Во јуни повеќе од 33 милиони завршија кај играчите со СУПЕР МИЛИОНЕР, МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТИТЕ

Story i radhës

Bekteshi: Do të ketë masa dhe ndëshkime ndaj të gjithë atyre që abuzojnë me situatën me krizën energjetike

Të fundit nga