as une as jeton shaqiri ahmeti takoi merkon folen per zgjedhjet lokale 67a0d4da75b88

“As unë, as Jeton Shaqiri”/Ahmeti takoi Merkon, folën për zgjedhjet lokale?

February 3, 2025
1 minut lexim

Shkup, 3 shkurt – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me kryetarin aktual të Strugës, Ramiz Merko. Nga burime partiake TV21 mëson se mes tjerash, në takim është biseduar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Mësohet se kreu i BDI-së ka kërkuar që Merko të mos kandidohet për edhe një mandat tjetër, ndërsa sipas të njëjtave burime, Merko e ka pranuar kërkesën e Ahmetit me një kusht, që kandidat i integristëve për këtë komunë mos të jetë Jeton Shaqiri.

Struga është një nga komunat ku pritet të ketë betejë të fortë në zgjedhjet lokale. Partitë ende nuk kanë zbuluar kandidatët, por ka disa emra që përfliten, që mund të jenë kandidatë për kryetar të kësaj komune.

Si kandidat potencial përmendet emri i kirurgut abdominal Fesih Shehu, por edhe i ish-ministrit të Arsimit, Jeton Shaqiri. Mandej përmendet edhe Faton Pollozhani, ish zv/ministër i Transportit.

Në garë mund të futet edhe Garip Kaba, zëvendësdrejtor aktual i Drejtorisë së Doganave, ndërkaq përmendet edhe emri i deputetit Salim Sulejmani.Emra të tjerë që përfliten janë edhe Vegim Zhaku nga Dollogozhda, si dhe
Mendi Qyra, kryetari aktual i OEMVP-së.

Por, nuk përjashtohet edhe rikandidimi i Zijadin Selës, i cili më herët kishte drejtuar këtë komunë.

Kujtojmë se në zgjedhjet parlamentare në maj të vitit të kaluar, Fronti Europian, pjesë e të cilit është BDI dhe ASH-Sela, mori 10,250 vota, koalicioni VLEN kishte 4.600 vota ndërsa VMRO-DPMNE-ja 6,950 vota, kurse LSDM-ja 2.500 vota./tv21.tv

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

valdet xhaferi humbesi i trefishte arben taravari ndryshoi situaten por ne dem te shqiptareve 67a0d46130ee3
Story i mëparshëm

Valdet Xhaferi: Humbësi i trefishtë Arben Taravari, ndryshoi situatën por në dëm të shqiptarëve

vrasja dhe zhdukja e trupit te jan prenges dritan rexhepi nuk paraqitet ne seance paraqet listen me kerkesa nga burgu 67a0d9c2cee64
Story i radhës

Vrasja dhe zhdukja e trupit të Jan Prengës, Dritan Rexhepi nuk paraqitet në seancë, paraqet ‘listën’ me kërkesa nga burgu

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë