Artistja Liza tash 2 vjet super e lumtur, kujton propozimin nga bashkëshorti

“Pikërisht 2 vjet më parë në festën që krijuat për 30 vjetorin tim u gjunjëzuat duke më kërkuar dorën time para meje e të gjithë të dashurve të mi. Ju ma rrëmbyet zemrën time si një stuhi, e jeni njeriu më i mahnitshëm që kam takuar ndonjëherë, dhe mençuria, përulësia dhe sharmi juaj më bënë për vete. E sot dy vite më pas ne jemi më të fortë e më të lumtur se kurrë me një djalë të mrekullueshëm në krah, e të dua çdo ditë e më shumë. Të falënderoj se çdo ditë je kujdesur për mua si një Princeshë e të falenderoj që  më ke zgjedhur kështu si jam, dhe ke dashur që ta ndash jetën tënde me mua”.

Ky është mesazhi i bukur dhe plot i ndjerë që pop stari Liza CH Holmberg shkruan në rrjetin e saj social, kur kujton propozimin e fejesës bashkëshorti i saj i ka bërë dy vite më parë.

Tashmë çifti i njohur që jeton në Suedi kanë një princ të bukur në jetën e tyre.

Këtë mesazh shumë të veçantë artistja e ka shoqëruar dhe me disa foto që ne po jua sjellim në vijim, ku duket lumturia e saj me mashkullin e jetës së saj.

Image

Liza CH Holmberg me bashkeshortin e saj
Ngjarja paraprake

“Pazari me kasetën e vrasjeve të 21 janarit”, vazhdon përplasja mes Artan Hoxhës dhe Bolinos

Ngjarja e ardhëshme

Në SHBA raportohen afro 200 raste të variantit të ri të COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian