Arteta: Xhaka është një lojtar mjaft inteligjent

Granit Xhaka e ka besimin e plotë të trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, i cili llogarit shumë në shërbimet dhe në kontributin e futbollistit

Përfaqësuesi zviceran këtë edicion është bërë njëri prej lojtarëve kryesorë të ekipit londinez, i cili po shkëlqen në Premierligë, ndërsa formën e mirë e vazhdoi edhe në Kupën e Botës.

Trajneri spanjoll ka dhënë fjalë të mëdha për mesfushorin kualitativ dhe luftarak, për të cilin thotë se është edhe mjaft inteligjent në fushën e blertë.

“Ai erdhi në përgatitjet para-sezonale më në formë se kurrë më parë, më i hollë në trup se kurdo më parë dhe e dinte se, nëse dëshironim ta çonim ekipin në një tjetër nivel, duhet ta ndërronim pozitën e tij. Ai e dinte se çka e priste dhe se çka do të vinte. Ne besonim se ai i kishte këto kualitete, të cilat po fshiheshin dhe që duhet të zbuloheshin. Ekipi kishte shumë nevojë për këto kualitete.

Xhaka është një lojtar mjaft inteligjent, ka kapacitete fizike për të kërcënuar vazhdimisht dhe për t’i mbyllur ato hapësira dhe për ta rimarrë pozitën e tij në shpejtësi, për ta pasur balancën për të cilën kemi nevojë”, deklaroi fillimisht trajneri Arteta.

“Ai është mjaft i qëndrueshëm, mënyra se si ushtron, mënyra se si stërvitet, për t’i evoluar kërkesat që i kemi për ekipin. Ai është një person special. Ai është shumë i drejtë, është mjaft modest, është mjaft i besueshëm dhe është mjaft pasionant me atë që e bën.

Pra, kur e ke në ekip dikë që dëshiron ta ndihmosh, që dëshiron ta mbrosh, dëshiron që ai ta përmbush talentin që e ka. Ai i ka bërë disa gabime dhe ka mësuar nga ato. Ai gjithmonë është përballur me fatkeqësi dhe me vështirësi dhe kurrë nuk ka ikur prej tyre”, përfundoi trajneri i Arsenalit.

Xhaka i është bashkuar ekipit në përgatitje dhe synon që me “Gunners” ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë këtë sezon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KRU “Gjakova” vazhdon me investime, bëhet rehabilitimi e ndërrimi i rrjetit në Rahovecit

Story i radhës

‘Ufo’ nuk do të ekstradohet! Italia e akuzon për vrasje, rrëmbim e përdhunim, si u kap te dyqani i berberit

Të fundit nga