Artan Mehmeti flet për pandeminë, basketbollin, Trepçën dhe Sigal Prishtinën

Pandemia kudo në botë ka shkaktuar telashe të mëdha, po ashtu edhe sportin e ka goditur shumë rëndë! Edhe në Kosovë po shkakton kokëçarje të mëdha në të gjitha sportet, megjithatë federatat dhe klubet ashtu si po munden edhe po i organizojnë garat në mënyrë më të mirë të mundshme.

Ish basketbollisti i mirënjohur Artan Mehmeti, tha se pandemia në çdo sferë të jetës ka lënë pasoja, po ashtu edhe në sport. 

Mehmeti ka folur edhe për pjesën vjeshtore të Superligës dhe me telashet që po ballafaqohen klubet në kohë të pandemisë. 

Image

“Mendoj që pandemia ka lënë pasoja në çdo sferë të jetës, njëjtë edhe në basketboll. Ekipet kanë pasur dhe kanë probleme në organizim shkaku i vështirësive në gjetjen dhe joshjen e sponsorëve, pastaj lojtarët shkaku i mbylljes nuk janë në formën e tyre më të mirë. Po ashtu nuk po ka shumë hijeshi se publiku po mungon e shumë gjëra tjera”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Më pas Mehmeti është i befasuar me rezultatet e dy skuadrave me renome në vendin tonë, Trepçës nga Mitrovica dhe Sigal Prishtinës, që gjenden në fund të renditjes së Prince Caffe Superligës së Kosovës. 

“Nuk ka ndodhë kur prej vitit 1991 e gjerë më tani ti shohim dy top ekipet në fund të tabelës por ja që ashtu është realiteti.

Mendoj që Trepça shumë shpejtë do të këndellet dhe do të filloj të shijoj më shumë fitore shkaku i riorganizimit të klubit në përgjithësi, po ashtu mendoj që edhe Prishtina e ka pa që drita e kuqe është ndezur dhe njëjtë si Trepça do të reagojnë për të mirë”, tha ish basketbollisti prej më të mirëve në kohën e viteve të 90-ta dhe të pasluftës.

Çfarë duhet të ndryshohen në klubet në përgjithësi?

“Në klube mendoj që duhen të punohet çdo herë edhe më profesionalisht dhe të tentojnë që çdo herë ta ngrisin cilësinë lojës dhe performancat e tyre që në fund të shpërblehen me suksese.

Shumica e ekipeve punojnë mirë por sjellja e lojtarëve të huaj është shumë me rendësi sepse në shumicën e ekipeve barrën kryesore gjatë lojës e bartin ata.

Po ashtu lojtarët vendor duhet të punojnë shumë më shumë edhe në mënyrë individuale jashtë treningjeve me ekipet e tyre, sepse ajo është mënyra e vetme si të ngrisin lojën e tyre në një nivel më të lartë”, përfundon Mehmeti.

Ngjarja paraprake

Policia me zjarrfikësit, parandalojnë një person të kërcejë nga kulmi i Klinikës Psikiatrike

Ngjarja e ardhëshme

Gjermania gati të zgjasë bllokimin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian