Artan Fuga për votimet: Duam një politikan të virgjër

Kur na ka mbetur edhe një javë para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, akademiku Artan Fuga thotë me ironi se qytetarët kërkojnë “një politikan të virgjër, nxjerrë nga akulli”, që ti përfaqësojë në Parlament.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Fuga bën apel që qytetarët të votojnë, duke mos rënë viktimë e paranojës kolektive.

Reagimi i plotë i Fugës: 

Kërkojmë një politikan të virgjër, nxjerrë nga akulli!

Ndryshe nuk votojmë!

Vuri kandidaturën Skënderbeu!

Jooooooo nuk votojmë! Duam dikë të ketë qenë i pastër! Ky ka bërë shkollën te Sulltani, ka qenë jeniçer! Hmmmm, pas tij qendron Sulltani!

Vuri kandidaturën Qemal Stafa, dëshmor, çfarë do më shumë, intelektual. Hmmmmm, nuk e votojmë, edhe ai nuk është fare i pastër, kur ishte adoleshent ishte komunist. Hmmmm, pas tij kemi frikë se qendron Marksi.

Vuri kandidaturën Mit’hat Frashëri, nga fis i mirë, një barrë mend. Jooooo, nuk votojmë, duam një që në të kaluarën të ketë qenë si i dalë nga arkivoli, i virgjër, ai ka qenë në rregjencë!

Po mirë, ja keni kandidat Abdyl Frashërin, a e mbani mend Lidhjen e Prizrenit? Joooooooo, nuk votojmë, të gjithë janë njësoj. Abdyli ka pasur një vëlla që ka shkruar një libër ku parashikonte sesi do të bëhej Shqipëria dhe nuk i doli fjala. Yttttt familje e dyshimtë!

Vunë kanndidaturën e Ismail Qemalit, e njihni mo? Krijoi shtetin shqiptar të Vlorës. Jo hmmmm nuk e votojmë ka të kaluarën me nje njollë të zezë në biografi, më parë kishte qenë deputet në Turqi. Hmmmmmmmm!

Ne duam ashtu si e bënë Grupet komuniste në 41, zgjodhën në krye dikë pa asnjë të kaluar, një të virgjër poltikisht, një të pastër, të pangatërruar në politikë, ashtu e duam… dhe 50 vjet diktaturë.

Po cilin doni? Adamin, njeriun e parë? Hmmmm jooooooo, as atë nuk votojmë sepse edhe ai ka një njollë, e rrejti gruaja dhe i dha frutin e ndaluar, ai jo vigjilent e hangri dhe nuk iu bind Zotit. Nuk votojmë, kërkojmë një virgjër fare, i nxjerrë nga akulli, nga bora, si ai i 41!!!

Ndryshe nuk votojmë, të gjithë janë njësoj!

Sa viktima të paranojës kolektive bëhemi!!! Në kërkim të të virgjërve hidhemi me kokë në humnerën e panjohur!

Ngjarja paraprake

Gjermania do t’i përkujtojë 80 mijë viktimat nga Covid-19 me një ceremoni kombëtare

Ngjarja e ardhëshme

Shifra jashtëtokësori dhe një video virale, pse Leo Messi është më i madhi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian