Arta Bajrami ndryshon pamjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, njihet për ndryshimet e saj të shpeshta në pamje.

Këtë radhë ajo ka bërë një ndryshim të ri në dukje, duke i prerë flokët e saj më shkurtër se zakonisht.

Ajo ka rishpërndarë në InsatStory videon e floktarit të saj, Behar Krasniqit, i cili edhe ka realizuar këtë ndryshim të ri të këngëtares.

Bajrami e ka falënderuar floktarin për këtë prerje, ecila mund të thuhet lirshëm se nënvizon një nga ndryshimet më drastike të Artës ndër vite.

Këngëtarja e shumë hiteve është paraqitur në publik si bionde, brune, me flokë të kuqe por edhe çokollatë, teksa me flokë të kësaj gjatësie, fansat e saj rrallë kanë pasur mundësinë ta shohin.

Arta përndryshe vijon të jetë shumë aktive në muzikë me publikimin e vazhdueshëm të projekteve muzikore, që priten mirë nga publiku i saj.

Image

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Klinika e Pediatrisë dhe Gjinekologjisë nuk kanë pacientë me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Përdoruesit e smartfonëve Android në shënjestër të një malueri të rrezikshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian