ARSYEJA/ Vrasja më tragjike e pas-luftës në Kosovë, anulohet përsëri seanca në rastin e Donjeta Pajazitaj

Vrasja e Donjeta Pajazitajt, ishte një nga ngjarjet më tragjike të ndodhura në Kosovën e pasluftës.

Por rasti i saj është duke u zvarritur vazhdimisht, nga autoritetet.

Së fundi vëllai i viktimës, Shkëlqim Pajazitaj ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 përpara se të fillojë seanca e gjykimit për vdekjen e motrës së tij, ajo është anuluar.

Sipa stij, këtë seancë do të vazhdojnë të anulojnë derisa të vdes i akuzuarit dhe e vërteta të mbetet një pikëpyetje.

Ai në Facebook ka publikuar edhe email-in që i dërguan nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku theksohet se seanca e sotme e paraparë të fillojë në ora 10:00 është anuluar, me arsyetimin se të akuzuarit nuk mund t’i sigurohet transporti për në gjykatë.

“Anulohet nga Drejtësia në Kosovë për herën e dytë seanca fillestare ku po rigjykohet për të 4-tën herë rasti i Donjetës. Seanca ishte paraparë të filloj në ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, e njoftimi që nuk do të mbahet na vjen në ora 08:26, me arsye se nuk mund ta sjellin të akuzuarin në Gjykatë, a thu sot nuk do të mbahet asnjë gjyq sepse nuk paska transport shteti t’i sjellin të akuzuarit, apo vetëm për të akuzuarin për vrasjen e Donjetës nuk po mujka shteti t’i sigurojë transport” ka shtuar ai.

Ndryshe Donjeta Pajazitaj ishte gjetur e vdekur në bjeshkët e Strellcit në vitin 2015, gjashtë javës pas ditës së fundit kur doli nga shtëpia për të shkuar në punë.

I dyshuari për vdekjen e saj është kushëriri i Donjetës, Naser Pajazitaj, i cili asokohe kishte njoftuar familjarët se e kishte gjetur trupin e pajetë të Donjtës, të mbuluar me dru.

Që nga ajo kohë rasti është sjellë para trupit gjykues për katër herë radhazi, së pari në kuadër të Gjykatës Themelore në Pejë, e pastaj është bartur në atë të Ferizajt

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Boris Johnson do të zbulojë sot planin e Anglisë ‘të jetosh me COVID’

Story i radhës

Berisha: Zgjedhjet e 6 marsit me rëndësi kombëtare, japin mesazh

Të fundit nga