Arsovska: Qyteti i Shkupit ofron mbështetje për terapi me senzor për fëmijët me autizëm

Qyteti i Shkupit është përfshirë në realizimin e terapisë me senzor dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm nga grupet e rrezikuara sociale, i cili realizohet nga Shoqata për përkrahje dhe trajtim të personave të spektrit autik dhe zhvillim atipik “Në botën time” Shkup. Për aktivitetet dhe dinamikën e realizimit, kryetarja Arsovska sot është takuar dhe ka biseduar me përfaqësues të shoqatës.

– Me realizimin e këtij projekti mundësohet trajtim cilësor për integrimin senzorial të fëmijëve me autizëm dhe ADHD nga familjet e rrezikuara sociale dhe me të ardhura të ulëta. Ky trajtim ofron mundësi të përmirësohet cilësia e jetës së fëmijëve me autizëm dhe ADHD dhe krijimin e kushteve për pavarësinë e tyre, theksoi Arsovska në takim.

Realizimi i terapisë senzoriale dhe trajtimi i fëmijëve me autizëm nga grupet e rrezikuara sociale u mundëson fëmijëve terapi moderne individuale për integrimin shqisor me terapi, dhe me trajtim të përfshirë logopedik dhe deftektolog.

Story i mëparshëm

Të ardhurat të prill 2022, Selami: Rritje për 18,31%

Story i radhës

ASH: Distancimi i Bujar Osmanit nga ngjarja në Sllupçan, DYFYTYRËSI!

Të fundit nga