Arsovska: Qyteti i Shkupit kujdes aktiv për personat me nevoja të veçanta

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkovski, sot kanë vizituar qendrat ditore të personave me nevoja të posaçme në vendbanimin Vollkovë.

– Qendrat ditore për personat me nevoja të posaçme në Vollkovë ofrojnë mbështetje të përditshme për personat me nevoja të posaçme mbi 18 vjeç, si dhe për familjet e tyre. Qyteti i Shkupit e mbështet fuqizimin e kapaciteteve të qendrave ditore këtu në Vollkovë, sepse të njëjtat ofrojnë jetë më të mirë për personat me nevoja të posaçme, ofrojnë edukim, jetë të organizuar dhe angazhimin e tyre, si dhe përfshirje në aktivitete sportive dhe kulturore – tha kryetarja Arsovska.

Qendrat ditore janë mbështetje e vërtetë për personat e përfshirë në procesin e deinstitucionalizimit të cilët tashmë jetojnë në komunitet në njësi banuese. Në qendrat, për përdoruesit e tyre realizohen një sërë aktivitetesh në kuadër të punëtorive të cilat janë edukative, kreative, muzikore, folklorike, kompjuterike, vallëzim modern, aktivitete sportive dhe të ngjashme.

Punëtoritë edukative kanë për qëllim aftësimin e tyre që ata të mund të jetojnë të pavarur, të promovojnë dobinë e personave me nevoja të posaçme në shoqëri, si dhe të ndihmojnë prindërit e tyre që të organizojnë jetën e tyre dhe të mund të kryejnë obligimet e përditshme.

Në kuadër të këtij projekti, këtë vit organizohet kampi veror në Ohër për personat me nevoja të posaçme.

Story i mëparshëm

Së shpejti: Hoteli i ri me 4 yje – Austrian Palace Hotel

Story i radhës

Sot vetëm 3 raste me Covid-19 në Kosovë, asnjë vdekje

Të fundit nga