Arsovska: Me mbështetjen e qytetarëve Shkupi do të shndërrohet në një qytet më të bukur

– Trashëguam një situatë jashtëzakonisht të vështirë financiare, vetëqeverisje lokale me shumë borxhe, shumë obligime ndaj furnizuesve, projekte të nisura pa dokumentacion të duhur dhe me sfida të shumta që duheshin parashikuar për realizimin me sukses të projekteve. Kjo gjendje aktuale zgjat shumë vite dhe e tejkalon disa herë buxhetin vjetor të qytetit të Shkupit. U përballuam me ndërmarrje publike në një gjendje kaotike, pa vizion dhe plan afatgjatë, me borxhe milionëshe. Këto borxhe aktuale nga udhëheqja e kaluar në qytetin e Shkupit, në masë të madhe e penguan fillimin e dëshiruar të mandatit, tha kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në konferencën e sotme për media, duke theksuar se Qyteti në shtatë muajt e kaluar ka arritur të realizojë një numër të madh projektesh dhe zgjidhjesh për sfidat e reja të krijuara nga kriza energjetike, inflacioni i lartë, edhe pse publiku ka përshtypjen se komunikimi me publikun nuk është në nivelin e dëshiruar.

Arsovska theksoi se përkushtimi i saj ka qenë gjithmonë për një sistem transparent efikas dhe realizim konsekuent të projekteve në bashkëpunim me mediet dhe publikun, duke bërë një pasqyrë të të gjithë asaj që është realizuar në muajt e kaluar të mandatit të saj si kryetare e Qytetit.

– Gjetëm një qytet pa projekte, përveç disa projekteve të nisura nga udhëheqja e mëparshme dhe të lëna me sfida të shumta për t’u zgjidhur, siç janë problemet dhe shpenzimet e paparashikuara për shkak të planifikimit joadekuat, asnjë projekt tjetër në qytet nuk u la që të punohej në mënyrë aktive që nga dita e parë. Nga nëntori deri më tani janë kryer në terren 7798 ndërhyrje në ujësjellës dhe 118.685 ndërhyrje të seksionin e kanalizimeve. Janë bërë 16 rikonstruksione të rrjetit të ujësjellësit.

Janë kryer mbi 82 ndërhyrje në rrugë dhe rrugica, ndër të cilat më të mëdhatë janë rikonstruksioni i korsive të këmbësorëve në rrugët nën kompetncat e Qytetit, rikonstruksioni i korsive të këmbësorëve në parkun e qytetit, 9000 metra ku pjesa e mbetur 1700 metra do të finalizohen nga fundi i muajit qershor, korsi të reja për biçikleta dhe këmbësorë në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” dhe bulevardin “Serbia”. Më lejoni të përmend se kemi pastruar mbi 200 deponi të paligjshme, që ende po pastrohen në mënyrë aktive, kemi vendosur rampa për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha institucionet nën kompetencat e Qytetit të Shkupit, kemi ulur çmimin për parkingimin në qytet për 10%, filloi faza e parë e realizimit të transportit publik falas, vendosëm mundësinë për të depozituar dhe për t’iu përgjigjur vërejtjeve dhe sugjerimeve të qytetarëve nëpërmjet projektit “Shkupi 24 orë qytet i hapur”. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet në 7 muajt e fundit, shtoi Arsovska.

Kryetarja Arsovska edhe njëherë përsëriti se në periudhën në vijim në Shkup po punohet për përmirësimin e infrastrukturës në pjesën urbane dhe rurale të qytetit dhe Shkupi do të shndërrohet në një metropol të vërtetë modern evropian, duke u bërë thirrje qytetarëve që të përfshihen duke depozituar kërkesa, vërejtje dhe propozime.

– Për dallim nga më parë, kur investimet filluan në vitin e fundit të mandatit, tani po fillojmë intensivisht me realizimin e projekteve që në vitin e parë të mandatit tim. I ftoj qytetarët të kontribuojnë me kërkesat, vërejtjet dhe propozimet e tyre, të kontribuojmë së bashku për një qytet më të bukur dhe kërkoj durim në periudhën e realizimit të projekteve të shumta, veçanërisht ato për përmirësimin e komunikacionit dhe infrastrukturës rrugore, tha Arsovska.

Story i mëparshëm

Ahmeti-Abazoviq: Të realizojmë ëndrrën europiane duke rrëzuar muret mes vendeve të rajonit!

Story i radhës

Shtrenjtimi i dizelit nuk ka të ndalur, çmimi ka arritur deri në 104.5 denarë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish