Arsovska-Brot: Shkëmbimi i praktikave të mira midis qyteteve evropiane është me rëndësi për zhvillimin lokal

/

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska sot ka realizuar një takim me Cvika Brot, kryetarin e komunës Bat Jam në Izrael, në margjinat e Forumit Ndërkombëtar të Kryetarëve të Komunave që po mbahet në Shkup

Efikasiteti energjetik, menaxhimi i qëndrueshëm me resurset natyrore dhe ujit të pijshëm, si dhe mbrojtja e mjedisit jetësor në një botë në ndryshim ishin temat kryesore në të cilat Arsovska dhe Brot shkëmbyen përvoja dhe ndanë praktikat e mira.

Dy kryetarët e komunave shprehën dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm të frytshëm dhe projekte të përbashkëta nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët.

Në Forumin Ndërkombëtar për Kryetarët e Komunave me temë “Komunë moderne”, i cili po mbahet sot në qytetin tonë, marrin pjesë kryetarë komunash nga vendi, ekspertë me renome dhe kryetarë komunash nga metropolet evropiane dhe botërore dhe shkëmbejnë njohuri, mendime dhe praktika të mira që do të përmirësonin performancën e komunave.

Story i mëparshëm

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet me aktivitete të larmishme në Prishtinë

Story i radhës

Kremilini akuzon SHBA se po i hedh ‘benzinë ​​zjarrit’ me armë të reja

Të fundit nga