arsimi i larte pergatitet ligj i ri 6795139417ed3

Arsimi i lartë, përgatitet ligj i ri

January 25, 2025
min lexim

Shkup, 25 janar – Nëpërmjet një ligji të ri për arsimin e lartë, Ministria e Arsimit kërkon që të reduktojë programet studimore dhe të rrisë kompetencat sa i takon veprimit mbi parregullsitë që konstaton në institucionet e arsimit të lartë. Për Alsat, ministrja Vesna Janevska thotë se ligji do të jetë gati së shpejti për debat publik. Ajo kërkon bashkëpunim nga universitetet për të realizuar synimet.

“Ka shumë programe studimore, disa do të vendosen në pushim dhe tashmë po vendosen në pushim, një pjesë do të reduktohen. Ka shumë fakultete me të njëjtën veprimtari, shumë fakultete juridike, shumë fakultete për shkenca mjekësore, shumë fakultete për ekonomi. Kjo do të bëhet me një marrëveshje të përbashkët me universitetet shtetërore dhe me ata private, do të mundohemi ta zgjidhim. Nëse nuk mundemi ta zgjidhim në atë mënyrë, do të veprojmë edhe në formë më rigoroze”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Inspektorët e Arsimit dhe komisione të ministrisë për disa muaj në disa universitete kanë konstatuar disa parregullsi. Ministrja thotë se kompetencat e ministrisë janë të kufizuara dhe për veprim të plotë ndaj tyre duhet bashkëpunimi i më shumë institucioneve, përfshirë edhe Agjencinë për cilësinë e arsimit dhe, në disa raste, edhe Policinë Financiare. Aktualisht, universitetet nuk e kanë problem të paguajnë gjobat dhe të vazhdojnë të bëjnë shkelje.

“Nuk është problem për një universitet ku kemi hasur parregullsi ta paguajë gjobën, sepse gjobat nuk janë aq të larta, dhe të mos veprojë për të zgjidhur problemin. Për disa parregullsi paguhen gjoba kurse të tjerat shkojnë në gjykatën për kundërvajtje dhe paguhen vetëm gjoba për kundërvajtje. Ne sillemi vazhdimisht në rreth dhe cikli përsëritet. Do ta përmirësojmë ligjin që kjo të mos mundet të ndodhë”, shtoi ajo.

Për të sjell vendime edhe më rigoroze, madje deri edhe në mbylljen e programeve të caktuara studimore, Janevska thotë se nevojiten ndryshimet ligjore sepse për ndryshe, vendimet, sipas ligjeve aktuale në fuqi, mund të anulohen nga gjykata.

Shumë universitete në vend kanë qenë në qendër të kritikave për regjistrimin e studentëve pa u plotësuar kushtet për funksionimin e programit studimor, për mungesë kuadri me thirrjet e duhura shkencore, për dhënien e diplomave pa kriteret ligjore, për punësime partiake, nepotizëm, etj.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

debate per anketen ihspj sqaron anketen bujar osmani ejani ne zgjedhje ti qartesojme dilemat 679512e148d9b
Story i mëparshëm

Debate për anketën! IHSPJ sqaron anketën, Bujar Osmani: Ejani në zgjedhje t’i qartësojmë dilemat!

rama selia e bektashinjve status si vatikani embleme qe nuk do percaje askend 679518849e462
Story i radhës

Rama: Selia e bektashinjve, status si Vatikani, emblemë që nuk do përçajë askënd

Të fundit nga

ShkoLartë