Arsenali detyrohet t’i paguajë Ozilit bonus besnikërie prej tetë milionë funtesh

Arsenali i ka paguar Mesut Ozilit një bonus besnikërie në vlerë prej tetë milionë funtesh (8.85 milionë euro), edhe pse ai nuk ka të ardhme te klubi – raporton The Athletic.

Mesfushori ofensiv është jashtë planeve të Topçinjve qe një kohë, mirëpo ata nuk kanë arritur marrëveshje për ta larguar nga rangjet e veta.

Për më shumë, ai është njëri prej futbollistëve më të paguar te klubi anglez, me pagë javore prej 350.000 funtesh (387.000 euro).

Natyrisht që Arsenali nuk ka dashur t’ia paguajë këtë rrogë edhe këtë sezon, mirëpo Ozil mbeti në Emirates edhe pas ditës së fundit të afatit kalimtar.

Për më shumë, 31-vjeçari, i cili nuk ka luajtur që nga muaji mars, ka përfituar edhe bonusin prej tetë milionë funtesh që ishte përfshirë në kontratën e nënshkruar në vitin 2018, me kusht që ai ta respektonte atë.

Në janar të vitit 2018, Ozil nënshkroi kontratë trevjeçare dhe duket se do ta respektojë deri në fund, edhe pse Mikel Arteta nuk e përfshin në skuadrën e tij të parë. 

Ngjarja paraprake

Filloi asfaltimin i disa rrugëve në fshatin Shkozë të Malishevës

Ngjarja e ardhëshme

“Syri i Gjarprit”, 22 të pandehurit lirohen nga akuza

të fundit nga