Arsenali arrin marrëveshje me Odegaardin

Klubi londinez, Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Madridin për lojtarin norvegjez, Martin Odegaard.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Ai tha se marrëveshja është arritur sot pas kontakteve të fundit mes klubeve.

Odegaard do të shkojë në “Emirates” në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, kurse paga do t’i paguhet nga Arsenali.

Arteta ka qenë ai që e ka bindur lojtarin të shkojë atje. Testet mjekësore do të bëhen së shpejti e pastaj edhe prezantimi zyrtar.

Ngjarja paraprake

183 raste të reja, 1731 pacientë të shëruar dhe 6 të vdekur nga KOVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Izraeli përfshin edhe të rinjtë në vaksinimin anti-COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian