Arsenal e ofron Kolasinacin te skuadra italiane

Mikel Arteta tashmë është në procesin e përpjekjeve të tij për të shkurtuar numrin e lojtarëve të Arsenal.

Lojtari i radhës që mund të largohet nga Arsenal, është mbrojtësi i majtë, Sead Kolasinac.

Sipas Corriere dello Sport, 27 vjeçari i është ofruar skuadrës nga Serie A, Romës.

Kolasinac ka qenë i lidhur me një kalim te Roma edhe në të kaluarën, por tani skuadra italiane janë të gatshëm të finalizojnë këtë marrëveshje kur afati kalimtar të rihapet.

Reprezentuesi i Bosnjës në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e skuadrës nga Bundesliga, Schalke.

Ngjarja paraprake

Ndiheni të lodhur në çdo moment? 5 shenja që tregojnë se vuani nga rraskapitja emocionale

Ngjarja e ardhëshme

Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian