Arrijnë në Kosovë 86 mijë doza të vaksinave kundër varianteve të reja të COVID-19

86 mijë doza të vaksinave variant-kontrolluese COVAX kanë arritur në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Seth Berkley, shefi ekzekutiv i institucionit që synon t’ua mundësojë shteteve të varfra qasjen në imunizim, Gavi – Aleanca e Vaksinave.

“86 mijë doza të vaksinave të reja variant-frenuese COVAX kanë arritur në Kosovë, të dhuruara nga @nestrangeiro_pt përmes #COVAXit. Një hap i rëndësishëm për paanësinë për vaksina dhe për parën prej shumë dërgesave të COVAXit për t’u dhënë shteteve qasje në mjetet më të avancuara në dispozicion për ta luftuar COVID-19-shin

Kjo bazohet në punën e COVAX-it përgjatë vitit të fundit për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të vogla në zhvillimin e programeve përforcuese. 80 shtete dhe territore AMC tashmë kanë filluar me këto programe, duke ua siguruar popujve të tyre mbrojtjen më të mirë kundër një rishfaqjeje të pandemisë”, ka shkruar Berkley në Twitter.

Story i mëparshëm

Ky iluzion optik zbulon nëse jeni optimist apo pesimist

Story i radhës

Këshilli për Koordinim: Gjendja e sigurisë stabile në Maqedoni, ekip operativ për përballje me kërcënimet hibride

Të fundit nga