Arrestohet shqiptari më i kërkuar nga EUROPOL-i

Është arrestuar shqiptari i cilësuar si më i kërkuar nga EUROPOL.

Edinjo Pulti është kapur në Shkodër brenda një lokali të natës.

Ai konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Pulti kërkohet nga autoritetet e Luksemburgut, raporton Oranews.

41-vjeçari akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Po ashtu dyshohet se ka kryer një vrasje në Luksemburg.

Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange.

Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit.

Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona.

Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aventura e Depay duket jashtë Spanjës

Story i radhës

Juventus i bën ofertë interesante Dybalas

Të fundit nga