arrestohet rade trajkovski shtekli 678bce4720221

Arrestohet Rade Trajkovski – Shtekli

January 18, 2025
1 minut lexim

Është arrestuar Rade Trajkovski – Shtekli, i cili dyshohet për tregti me drogë.

Ai ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.

MPB dhe Byroja për siguri publike janë në kërkim të arrestimit të gjithë grupit të tij.

Shtekli, siç bëjnë të ditura burimet e njëjta është arrestuar teksa përpiqej të arratiset, në afërsi të një hoteli në rrethinë të Gjevgjelisë.

Në lidhje me këtë aksion, një polici i është konfiskuar celulari pasi dyshohet se ka dhënë informacione që lidhet me grupet “Baron”, “Bellanoca”, “Gërçec” dhe Shteklin.

Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.

Ky aksion i MPB-së vjen pas shkatërrimit të grupit të Haraçinës – Bellanoca.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shefja e eu eom ky mision nenvizon mbeshtetjen e vazhdueshme te be se per kosoven 678bcb3c0ce5b
Story i mëparshëm

Shefja e EU EOM: Ky mision nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën

dybala dua te fitoj ligen e kampioneve 678bcefc80326
Story i radhës

Dybala: Dua të fitoj Ligën e Kampionëve

Të fundit nga

ShkoLartë