Arrestohet pioneri i softuerit të sigurisë John McAfee

John McAfee, pioneri i shquar e antivirusit McAfee, është arrestuar ditën e sotme në aeroportin Spanjoll dhe akuzohet për evazion fiskal.

Autoritetet Amerikane thonë se ai ka fshehur miliona dollarë fitime në promovim kriptomonedhash, konsulencë, ligjërime dhe shitjen e të drejtave të autoriteti për një dokumentar rreth jetës së tij.

Ai akuzohet të ketë fshehur pasuri si prona, jahte e makina në emra e personave të tjerë. McAfee u bë i famshëm për krijimin e softuerit të sigurisë që sot përdoret nga miliona njerëz.

Akuzat që rëndojnë mbi të datojnë nga 2014-2018. Në padi thuhet se ai kishte fshehur pasurinë duke dërguar të ardhurat dhe fitimet në llogari bankare dhe bursa kriptomonedhash që nuk ishin në emrin e tij.

Nëse akuzat provohen të vërteta, McAfee rrezikon 30 vite burg. Në 2019-ën ai u arrestuar së bashku me 5 persona të tjera teksa udhëtonte në Republikën Dominikane në një jaht me armatim të kalibrit të lartë, municione dhe mjete ushtarake. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Ekonomia, fokusi i fushatës së PD/ Basha prezanton planin e rimëkëmbjes të bizneset

Ngjarja e ardhëshme

Kungulli i Dimrit – Kushtet e Kultivimit dhe Vlerat Për Shëndetin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian