Tetovë, 30 shtator 2020 (MIA) – Në mëngjesin e sotëm është arrestuar një 36 vjeçar nga Tetova i cili me urdhër të gjykatës është kërkuar për vuajtjen e 3,5 viteve, informuan nga policia e Tetovës.
Ai është arrestuar rreth orës 8.30 në rrugën “Lubotenska”.
I arrestuari do të dërgohet në IPN në burgun Idrizovë – Shkup për vuajtjen e dënimit. as/ar/