Arrestohet një kontrabandist i migrantëve

Në autostradën A1, tek tuneli Demir Kapi, mbrëmë në ora 19:50 minuta nëpunësit policorë nga Stacioni policor për në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” e arrestuan N.C. (54) nga Kosova.

Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte, janë gjetur shtatë persona – emigrantë nga Pakistani.

N.C. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.

Story i mëparshëm

Sfida e fundit në “Kukës Arena”

Story i radhës

Kapet me armë, arrestohet 20 vjeçari nga Shkupi

Të fundit nga