Arrestohet nga policia i dyshuari si vrasës me pagesë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”, arrestohet një person ndaj të cilit ishte lëshur urdhër arresti ndërkombëtar .

Dod Gjikolaj, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, i dyshuar si vrasës me pagesë për disa vrasje në Kosovë, me armë zjarri dhe ekspolziv.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja”, i cili u zhvillua nga Fast Albania, DVP Gjirokastër, DVP Lezhë e Shkodër, Interpol Tirana dhe Fast Kosova, u bë e mundur lokalizimi i vendndodhjes në Gjirokastër dhe më pas kapja e shtetasit shumë të kërkuar nga drejtësia e Kosovës, Dod Gjikolaj, 41 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krimet e Rënda me Vendim nr.26/18, datë 06.07.2020, ka lëshur urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje” dhe “Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shpërthyese”.

Ky shtetas dyshohet si vrasës me pagesë për një sërë ngjarjesh me eksploziv e armë zjarri në Kosovë.

Ngjarja paraprake

Maqedonia e Veriut – Kosova, FFM ka marrë vendim për tifozët!

Ngjarja e ardhëshme

BE heq sanksionet për dy politikanë libianë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian