Arrestohet ish-spikeri i lajmeve, abuzonte me fëmijët në gjumë

Benjamin Thomas, ish-spikeri i BBC, është arrestuar në lidhje me një akuzë të rëndë që rëndon ndaj tij.

Raportohet se ai abuzonte me fëmijë e të rritur gjatë kohës që kishin rënë në gjumë.

Thomas kishte filluar abuzimin që në moshën 44-vjeçar, kohë kur punonte si pastor në kishë.

Ai është dënuar me 10 vjet heqje lirie. Thomas ka punuar në programet “Wales Today” dhe emisionin për të mitur “Ffeil”.

Ndërkohë raportohet se ai ka rrëfyer vetë sekretet e tij më të errëta si një abuzues seksual.

Mësohet se Thomas ka sulmuar disa burra dhe djem kur shkonin për të fjetur, e kjo ndodhte shumë shpesh gjatë konferencave dhe kampingjeve të krishtera.

Ai rrëfeu për 40 vepra penale kundër 33 viktimave meshkuj të moshës midis 11 dhe 34-vjeç, kur u intervistua nga policia vitin e kaluar. Thomas, nga Flint, North Wales, gjithashtu filmoi viktimat e tij, duke fshehur telefonin në një qendër në natyrë, e duke filmuar më pas djemtë që shkonin në tualet ose për të bërë dush.

Ngjarja paraprake

Një super performancë: Rihanna bëri bashkë modelet më të njohura

Ngjarja e ardhëshme

A përbën kërcënim koronavirusi në distancë mbi dy metra?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian