Policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi i njëjti dyshohet për vjedhje të akumulatorëve për automjete, të cilat më pas i shiste, përcjell TV21.
“Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, sot (31-janar) rreth orës 08:10 në Trebosh të Tetovës, kanë privuar nga liria 23-vjeçarin Sh.S. nga ky fshat për shkak të dyshimit se kishte kryer vjedhje të akumulatorëve nga mjetet ngarkuese dhe makinat e punës nga një kompani ndërtimi në Zhelinë të Tetovës, të cilat më pas i kishte ofruar për shitje disa personave tjerë. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.
Burimi: tv21