Arrestohet i mituri nga Shkupi, kërcënoi një vajzë për materiale kompremetuese

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se kanë privuar nga liria një të mitur nga Shkupi gjatë ditës së djeshme për veprën penale “Kërcënim”.

“I mituri ka kërkuar para vajza e cila po ashtu ka qenë e mitur, ndërsa më herët kishin qenë në lidhje dashuri. Kërcënimi është denoncuar nga prindri i vajzës dhe menjëherë janë ndërmarrë masa”, thonë nga policia.

Nga policia shtojnë se vajzës janë dhënë para krimteknike dhe në momentin kur ajo ia ka dorëzuar paratë, ai është arrestuar nga policët.

Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Në javën e parë të pranverës temperatura maksimale arrin deri në 19 gradë celsius

Story i radhës

Protestuesit mblidhen në qytetet e okupuara të Ukrainës

Të fundit nga