Arrestohet 50-vjeçari nga Gostivari, transportonte dru pa leje përkatëse

Sektori për Punë të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një 50-vjeçar nga Gostivari pasi i njëjti është kapur duke transportuar dru zjarri pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

“Dje (22-mars) në mbrëmje rreth orës 22:30, në rrugën rajonale në Zdunjë të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 50-vjeçarin F.A. nga Orqusha e Gostivarit, i cili me veturë “Opel Corsa” me targa të Gostivarit, transportonte dru zjarri pa dokumentet e nevojshme. Automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në Policinë Pyjore, ndërsa ndaj F.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fillon transporti publik falas për të moshuarit

Story i radhës

Arrestohet një 36-vjeçar në Koçan, kapet me lëndë narkotike

Të fundit nga