Arrestohet 26 vjeçari nga Bogovina e Tetovës, konfiskohen mijëra euro

Me datë 07.05.2022 në ora 22.15 në fshatin Bogovinë të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin F.A. (26) nga fshati Bogovinë për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht leje nga organ kompetent” sipas nenit 156 paragrafi 3 i Ligjit për lojërat e fatit.

Gjatë kontrollit në një objekt pa firmë në këtë fshat, që është kryer në bashkëpunim me DAP-Tetovë, janë gjetur dhe kofiskuar 6455 euro, 220 paund britanik, 200 franga zvicerane, 4100 denarë, tre telefona celularë, listë me 387 klientë dhe sende të tjera me origjinë nga një vepër penale. Ai është ndaluar në Stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti niset në Kosovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit lokës Hata Zogaj

Story i radhës

VMRO: Vetëm një qeveri me ekspertë do ta nxjerrë vendin nga kriza

Të fundit nga