Arrestohen tetë persona gjatë orëve të fundit në Tiranë, akuzohen për vepra të ndyshme penale

min lexim

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar tetë persona gjatë orëve të fundit.

Të arrestuarit akuzohen për “dhunë në familje”, “vjedhje” dhe “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i Policisë: 

Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke qarkulluar në sens të kundërt, me biçikletën e tij elektrike, ka goditur shtetasin I. U., 57 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Xh. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë në rrugën “Sotir Caci”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin R. Y., 30 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan shtetasin B. K., 38 vjeç, banues në Krujë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– V. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

– G. K., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– A. B., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

– F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me biçikletën me drejtues shtetasin A. Gj., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasi A. Gj., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë. 

Story i mëparshëm

Zyberaj: Mos ndoshta di diçka presidentja se po ngritet aktakuzë ndaj ambasadorit Berishaj?

Story i radhës

Për një muaj, Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 187 aktakuza

Të fundit nga