Arrestohen katër persona në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia ka arrestuar katër persona në Prishtinë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Keqpërdorimi i pozitës nga ana e tyre erdhi gjatë kohës kur ishin pjesë e “Trafikut Urban”.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se të dyshuarit, veturën që ka qenë në pronësi të kryesuesit, ta shesin fillimisht në një autosallon dhe pastaj, përmes procedurave tenderuese, ta blejnë të njëjtën për nevojat e “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro më shtrenjtë se vlera reale.

“R. B. (kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (menaxher në një autosallon), kanë arritur që, përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të kryesuesit, ta shesin fillimisht në një autosallon dhe pastaj, përmes procedurave tenderuese, ta blejnë të njëjtën për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale (duke i shkaktuar dëme buxhetit të ndërmarrjes dhe njëkohësisht përfitime për vete)”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria ka marrë vendime në lidhje me katër të dyshuarit, përcjell Klankosova.tv.

“Andaj, në konsultim dhe koordinim me prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë, sot me datë 14.03.2022, të dyshuarit e lartcekur me iniciale (R.B. dhe L.R.) janë shoqëruar në polici dhe nga aty me vendim mbi ndalimin nga prokurori kujdestar i PTH-Prishtinë, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, të dyshuarit me iniciale (F.T. dhe V.K.), me vendim të prokurorit kujdestar, lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat: 26 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Story i radhës

Visar Ganiu në shënimin e Ditës së Verës në Elbasan

Të fundit nga

Hauge në Frankfurt

Tashmë është zyrtare, Jens Piter Hauge është transferuar përfundimisht te skuadra e Frankfurtit. Sulmuesi norvegjez ishte

AlbanianMacedonianEnglish