Arrestohen dy dilerë nga Gostivari, u gjendet heroinë

Zyrtarët policorë të Njësitit për tregti të paligjshme të drogës, armëve dhe substancave të rrezikshme pranë DPB Gostivar, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, afër Urës së Negotinës, zona e fshatit Vrapçisht, Gostivar, mbrëmë në orën 22:40 i privoi nga liria N.D (34) dhe SH.D (50), të dy nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe lëshim i paautorizuar i barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.

Siç është informuar nga MPB-ja, derisa SH.D ishte duke drejtuar automjetin “Pezho”, me targa të Gostivarit, në të cilin ishte pasagjer N.D, nga zyrtarët e policisë u dha shenjë ndalimi, por automjeti nuk u ndal dhe u largua dhe nga ajo u hodh qese me pluhur kafe, lëndë, e cila u gjet dhe u konfiskua. Të dy personat shpejt u arrestuan në DPB Gostivar për procedura të mëtejshme. Pasi të dokumentohet rasti, do të ngrihet parashtresë adekuate kundër tyre.

Ngjarja paraprake

Petulla me Nenexhik, Djathë e Hudhra – Për të Kënaqur Nepsin dhe Oreksin

Ngjarja e ardhëshme

Agim Ademi viziton Armand Dukën, diskutohet për miqësoren vëllazërore dhe Kupën e përbashkët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian